Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lëvizte me leje drejtimi të falsifikuar, shoqërohet shoferi i autobuzit (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Tiranënës gjatë një operacioni për kontrollin e territorit, ka bërë të mundur shoqërimin e një shoferi autobuzi, i cili lëvizte me leje drejtimi dhe certifikatë të falsifikuar.

Sipas njoftimit, i ndaluari me iniciale F.K, 36 vjeç drejtonte një autobus për transport pasgjerësh.

Sakaq ndaj tij ka nisur procesi i hetimit nga Sektori i Krimit Ekonomik e Financiar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Ndonëse ditë e dielë, kontrolli i territorit për zbatimin e Planit Operacional “Tispol Maj 2018”, për debitorët dhe shkeljet e tjera të legjislacionit rrugor, vazhdoi edhe sot me kontrolle të përqendruara nga Policia Rrugore e kryeqytetit, ku nga verifikimet në terren rezultoi se:

Shtetasi me iniciale F.K., vjeç 36 u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Autobuz” për transport pasagjerësh me leje drejtimi dhe certifikatë aftësimi profesional të falsifikuar.

Drejtuesi i mjetit u kap në kushtet e flagrancës dhe u shoqërua në ambientet e Drejtorise Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore e Proceduriale nga Sektori i Krimit Ekonomik e Financiar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll