Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lëvizte me kallashnikov në zonën ku jetonte, arresohet 25-vjeçari në Vaun e Dejës që tmerroi banorët

Shkruar nga Newsbomb
Lëvizte me kallashnikov në zonën ku jetonte, arresohet

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Vaun e Dejës në Shkodër, pasi ka frikësuar banorët.

Bëhet me dije se në prang aka rënë shtetasi E. N., 25 vjeç, banues në Vig. Perosni në fjalë lëvizte me me armë zjarri me vete, në zonën ku banonte, duke shkaktuar panik te banorët. 25-vjeçari më herët ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vigu”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër.

Lëvizte me armë zjarri me vete, në zonën ku banonte, duke shkaktuar panik te banorët, falë reagimit të menjëhershëm, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga 25-vjeçarin.

25-vjeçari, i dyshuar më parë, për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohet një armë zjarrit kallashnikov.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas njoftimit se në fshatin Vig, një shtetas lëvizte me armë zjarri me vete, në zonën ku banonte, duke shkaktuar panik te banorët, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e këtij rasti, dhe në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vigu”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në kuadër të këtij operacioni, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi, E. N., 25 vjeç, banues në Vig.

25-vjeçari dyshohet se më parë ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehra fishekësh.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, strukturat hetimore të Komisiariatit të Policisë Vau i Dejës dhe ato të DVP Shkodër, vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll