Klaus Mullali është 31 vjeçari i arrestuar pasi qarkullonte me armë zjarri në qytetin e Korçës.
Pas denoncimeve të qytetarëve, policia kapi në lagjen nr. 7 në Korçë, 31 vjeçarin me iniciale Klaus Mullali, i cili po lëvizte me mjetin tip "BMW X5".
Gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në mjetin e tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip "Beretta", me 5 fishekë të cilët ishin vendosur 1 në folenë e armës dhe 4 të tjerë në krëhërin e pistoletës, të cilat i posedonte pa leje.
Sipas njoftimit të policisë, 31 vjeçari ishte i dënuar më herët për veprat penale "Kanosja", "Armëmbjatja pa leje" dhe "Heqja e paligjshme e lirisë".
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë.