Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Lëvizte me armë zjarri në makinë, “Shqiponjat” arrestojnë 38-vjeçarin në Shkodër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e qytetit të Shkodrës, pasi qarkullonte me armë zjarri në makinë.

Mësohet se shtetasi H.N banues në lagjen “Tre Heronjtë” , Shkodër është kapur në flagrancë nga “Shqiponjat” ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij është gjetur një armë zjarri, pistoletë me një kehër me fishekë.

Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Qarkullonte me armë zjarri në mjet, arrestohet në flagrancë nga Policia. 

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. 

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, si rezultat i kontrolleve të befasishme nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi H. N., 38 vjeç, banues në lagjen ‘‘Tre Heronjtë“ Shkodër.

Gjatë patrullimit në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, shërbimet e Policisë, pasi kanë konstatuar një automjet që kryente lëvizje të dyshimta, janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit dhe bllokimin e automjetit. 

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Më shumë

spot_img
spot_img