Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas i identifikuat si Armand Xhelili.
Gjatë një kontrolli të ushtruar nga efektivët e policisë, Xhelilit iu kapën armë dhe mina me telekomandë. Nga burimet e policisë ky shtetas lëvizte në qytet me armë dhe minat me vete.
Armand Xhelili u vu në pranga në lagjen “10 Korriku” në Vlorë aty ku edhe banonte.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe as nëse Xhelili i mbante minat dhe armët për përdorim vetjak apo kishte si qëllim t’i shiste minat për persona të tjërë .
Pritet një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me ngjarjen.
Pamje nga arrestimi i shtetasit me arme dhe mina ne Vlore
Pamje nga arrestimi i shtetasit me arme dhe mina ne Vlore