Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 40-vjeçar që lëvizte i armatosur.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, efektivat e policisë kanë kryer kontroll të befasishëm të 40-vjeçarit Arben Lala teksa lëvizte me makinë në qytetin e Milotit.
Atij i është gjetur një armë zjarri pistoletë “TT” e cila është sekuestruar së bashku me automjetin.
Por edhe pse i armatosur dhe me precedent të mëparshëm penal, policia nuk ka kryer më pas kontroll në banesën e të arrestuarit.
Sondazh
Poll