Hapësire reklamuese

Politikë

LËVIZJET/ Rama mbedh me urgjencë grupin e PS-së, Manjani gati të sqarojë sherrin dhe shkarkimin

Shkruar nga Newsbomb

Është zyrtarizuar tashmë. Pas takimit kokë më kokë me kreun e LSI Ilir Meta, Edi Rama ka shkarkuar ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani pas sherrit që pati me këtë të fundit në fundjavë.

Ministri i ri i Drejtësisë është emëruar Petrit Vasili ndërsa vendin e kreut të Grupit Parlamentar të LSI do e zërë Luan Rama.

Sakaq, newsbomb.al zbulon lëvizjet më të fundit të aleatëve të qeverisjes që s’dihet në do jenë më të tillë. Në orën 13:00 shefi i kabinetit qeveritar do mbledhë Grupin Parlamentar të PS nga ku pritet të zbardhet gjithçka, lidhur edhe me fatin e koalicionit ndërsa paralelisht ish ministri tanimë, Ylli Manjani do të dalë në një konferencë për mediat ku do të flasë lidhur me shkarkimin nga detyra që do të hedhë dritë edhe mbi sherrin e tij me shefin e qeverisë.

Ndërkohë, vetëm pas pak minutash, saktësisht në orën 12:30, sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun Erisa Xhixho do të dalë nga zyra e LSI për të folur për mediat.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll