Tirana
scattered clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
81 %
2.1kmh
40 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
11 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Lëvizjet e ministrave, Nazarko: Rama po bën gati batalionin për fushatë, ‘luajti shah’ me Bushatin dhe Cakajn për të marrë kryesimin e OSBE

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0f832d4622b3c489e1012d4d9fd1e08f

Analisti Shpëtim Nazarko duke komentuar ndryshimet e fundit në qeverinë Rama 2, (Olta Xhaçka ministre e Jashtme, Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes), tha se Rama nuk duhet gjykuar pasi ai është një kapiten ekipi që po bën lëvizjet e duhuara për të fituar lojën.

Sipas Nazarkos, Rama është zhgënjyer nga Ditmir Bushati dhe mori Cakajn për t’i bërë “qejfin” Kosovës, me qëllim marrjen e kryesimin e OSBE.

Nazarko: Rama nuk duhet gjykuar, ai po bën lëvizjet e tij, po bën gati batalionin për fushatë. Po bën llogaritë. Një ministër është politik, ikja mund të jetë normale, por mund të lërë ngjollë. Rama e tregon troç që është lëvizje politike e brendshme. Unë mendoj që Rama e ka bërë një veshje të problemit, se kur u vu Cakaj në vend të Bushatit ishte problem i OSBE. Rama sado ta kritikojmë është specialist në punët e jashtme. Bushati mund të mos ja ketë mbushur mendjen Ramës. Bushati mund të jetë nëpunës serioz, por jo ndonjë ndriçim në Punët e Jashtme.  

Ka një problem. Kur emërohesh ministër, ti vërtet di ta bësh atë detyrë, por ku janë meritat? Bushati është burrë i shkëlqyer e i mirë, po meritat? rama që di më shumë se sa mua, historitë me Bushatin, Rama ka dashur kryesinë e OSBE. Kur ti e heq Bushatin dhe merr një tjetër brenda partisë i fyen, dhe kështu merr një njeri të dorës së dytë, i bën dhe qejfin Kosovës, përvesh mëngët dhe merr kryesimin e OSBE. Është kapiten ekipi, që mund të të përdor, si trajner. Kush mendon që mund t’i shpëtosh llogarive të të parit apo ta kundërshtosh është budallik.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img