Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
78 %
1kmh
0 %
Mar
36 °
Mër
39 °
Enj
40 °
Pre
32 °
Sht
33 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Lëvizje të paramenduara, ndryshohet kreu i Mossad, ja kush emërohet shefi i ri i inteligjencës izraelite: Do të ndalojë Teheranin të blejë armë bërthamore

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka njoftuar se David Barnea, numri dy i Mossadit, do të emërohet në krye të agjensisë së inteligjencës për pesë vitet e ardhshme. Mandati i tij fillon nga data 1 qershor.

Emërimi i Barnea ishte vendosur që në dhjetorin e kaluar, por Netanyahu po priste edhe mendimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Aichai Mandelblit.

Agjencia është pjesë e zyrës së kryeministrit, kështu që nuk nevojitet asnjë aprovim nga kabineti ose parlamenti izraelit.

David Barnea, 56 vjeç, vlerësohet shumë për profesionalizmin e treguar në shërbimet inteligjente izraelite. Ishte vetë Netanyahu që e bëri të qartë se detyra kryesore e kreut të ri të Mossad do të jetë ndalimi i Teheranit për të blerë armë bërthamore.

Në 25 vite karrierë në shërbimin e inteligjencës izraelite, Barnea ka mbajtur disa role kryesore operative që i kanë dhënë atij mundësinë dhe eksperiencën për t’u ngritur në krye të Mossad, duke menaxhuar agjentët e organizatës në të gjithë botën.

Një nga operacionet më të bujshme që i atribuohet Mossad-it, ndodhi vitin e kaluar, kur Barnea ishte zv/drejtor i agjencisë së inteligjencës izraelite, i cili me 27 nëntor arriti të ekzekutojë shkencëtarin Mohsen Fakhrizadeh që udhëhiqte programin ushtarak bërthamor iranian.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img