Drejtori i përgjithshëm i Postës Shqiptare, Laert Duraj ka prezantuar titullarin e ri të filialit Shkodër.
Paulin Ndoja u largua nga detyra dhe në vend të tij u emërua Edmond Emini, që mban edhe postin e kryetarit të PS.
Ky rrotacion në prag të fushatës elektorale, pritet të pasohet nga të tjera. Prefekti Valdrin Pjetri deklaroi se ky është vetëm fillimi duke paralajmëryar ndryshime të tjera.