Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Lëvizje e papritur në AlbControl: Qeveria emëron drejtor zv.ministrin e Infrastrukturës, do të zëvendësojë Mina Kustën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Hantin Bonati, ish-zv.ministri i Infrastrukturës në Qeverinë Rama 2, do të jetë tashmë drejtori i ri i AlbControl, shkruan newsbomb.al. Mësohet se pas lirimit të tij nga detyra një javë më parë, Qeveria e ka dërguar atë në krye të shoqërisë shqiptare për menaxhimin e trafikut ajror.

Hantin Bonati do të zëvendësojë në këtë detyrë drejtorin aktual Mina Kusta. Ky i fundit është emëruar në fillimit të vitit 2019 si drejt i AlbControl, pas ikjes së ministres Belinda Balluku. Në atë kohë drejtori ekonomik i shoqërisë, Mina Kusta u katapultua si drejtor.

Hantin Bonati do të ketë si detyrë parësore në këtë kompani, të qetësojë “ujërat” pasi dy muaj më parë kontrollorët e AlbControl, për shkak të përgjysmimit të punë dhe pagave u futën në grevë. Kjo shkaktoi një bllokim të trafikut ajrorj nga dhe për në Rinas.

Qeveria vendosi ultimatum për rikthimin e kontrollorëve në punë, ose në të kundërt ata do të pushoheshin të gjithë njëherësh, shkruan newsbomb.al. Disa prej tyre u proceduan dhe janë nën hetim nga organet e drejtësisë, pasi akuzohen si nxitës të grevës.

Çfarë është AlbControl

Albcontrol është një ndërmarrje shtetërore që siguron të ardhura të mëdha për buxhetin, nga pagesat për përdorimin e hapësirës ajrore shqiptare. Ajo është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Infrastrukturës.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror.

Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img