Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
66 %
6.2kmh
90 %
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Lëvizja Vetëvendosje drejt disfatës në zgjedhjet lokale? Ja rezultati i deritanishëm

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Lëvizja Vetëvendosje duket se po pëson një disfatë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë.

Sipas rezultateve të deritanishme të bërë të ditura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë rezulton se Lëvizja Vetëvendosja ka një rënie të dukshme të elektoratit.

Deri në momentin e tanishëm nga të dhënat e paraqitura në faqen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të Kosovës në qytetet me numrin më të madh të popullsisë, LVV kryeson vetëm në Prishtinë 42.76% dhe Prizren me 32.86%.

Në Ferizaj kryeson PDK me 64.45% ndërsa LVV ka marrë vetëm 25,13%, në Pejë kryeson LDK me 58,86% ndërsa LVV ka siguruar deri më tani vetëm 18,94% të votave.

Edhe në Gjakovë LVV është e dyta në rënditje duke siguruar vetëm 26,77% ndërsa kryeson AAK me 55,56% të votave.

Në zgjedhjet e ditës së sotme kanë votuar 42% e qytetarëve.

Në një deklaratë për media, zëdhënësja e LVV tha se rezultatet e deritanishme nuk janë finale, ndërsa koha do të tregojë se kjo forcë do të arrijë fitoren e pjesës më të madhe të komunave.

LVV u shpreh se ka bërë shumë pak fushatë për këto zgjedhje duke shpenzuar edhe më pak para se partitë e tjera, për të cilat thotë se ishin të gjitha kundër LVV.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img