Hapësire reklamuese

Politikë

LËVIZJA STRATEGJIKE/ PS rikthehet te figurat e vjetra socialiste, Petro Koçi lë Kombinatin, shkon në ‘hambarin e votave’ në Fier

Shkruar nga Newsbomb
Petro Koçi

Sapo ishte zgjedhur kryetar i Partisë Socialiste për Kombinatin mirëpo, zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi lëviz 7 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Koçi rikthehet në ‘hambarin e votave’ socialiste në qarkun e madh të Fierit. Newsbomb.al mëson se Petro Koçi është zgjedhur kryetar i PS për Fierin.

Një rikthim ky i zv.ministrit i cili ka drejtuar PS-në e Fierit në vitet më të vështira 1991-1997.

Mesa duket PS ka vendosur të bëjë një lëvizje strategjike duke u fokusuar te vlerat dhe figurat e vjetra të Partisë Socialiste dhe jo atyre ‘rilindase’.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë rezultati i Petro Koçit dhe nëse PS do të bëjë ndonjë lëvizje tjetër në këtë linjë duke u mbajtur fort pas figurave të socialistëve të vjetër. /newsbomb.al

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.