Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Lëvizja për ndryshim’, Topalli: Kam privilegjin të sjell ndryshim dhe shpresën tek një vend pa shpresë, tre kryetarë s’mund të mbajnë peng shqiptarët

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë në kohën e qeverisë Berisha, Jozefina Topalli, është rikthyer pas 7 vitesh mungesë në politikë dhe ka prezantuar sot projektin e saj më të ri, “Lëvizja për Ndryshim”, parti me të cilën Topalli do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Topalli i ka bërë thirrje të gjithëve që të jenë pjesë e partisë së saj, për të ndryshuar Shqipërinë. Në fjalën e saj Topalli është shprehur se Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e Edi Ramës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës.

Ndër të tjera ajo ka premtuar se qëllimi i saj është ndryshimi.

“Ata 3 (Edi Rama, Lulzim Basha, Ilir Meta) do bëjnë cdo gjë për të mbajtur monopolin politik. E verteta është liria jonë. Këta kërcënojnë dhe shpifin për çdo ligj të ri. Sulmojnë me brutalitet dhe kjo është një taktikë. Fushta ka nisur, më shumë se fushatë është frikë, panik  dhe sulmojnë të rinjtë. Të gjesh armikut tek brezi i ri, tek brezi i të ardhmes, tek projekti i shpresës , kjo është…sa për mua më kujtojnë vetëm kohën e vjetër.

Ndërkohë 3 persona nuk mund të mbajnë peng 3 milion shqiptarë. Ndërkohë kam privilegjin të sjell ndryshim dhe shpresën tek një vend pa shpresë. Ne ne kemi nevojë për ndryshim, nuk duhet të kemi frikë, për kauza të drejta dhe projekte të reja dhe nuk ka kauz më të drejtë se ajo e fëmijëve tuaj.

Duhet t’i japin mundësinë e ndryshimin dhe shpresa të fitojë. Shqipëria nuk është e Ramës, Metës, apo Lulit. Unë kurrë nuk kam humbur shpresën, kam qenë e tkurrur por kurrë nuk e kam humbur shpresën, ky vend ka nevojë për drejtësi sociale. Lider që japin llogori dhe që punojnë për qytetarët.

Vendi ka nevojë për integrimin në BE dhe për konsilidimin me shtetet anëtare, lufta kundër korrupsionit është më e vështira, por edhe më e rëndësishmia.

Njerëzit paguajnë taksa për një sistem shëndetësie më të fortë, për një sistem arsimi më të mirë që i duhen reformat të rëndësishme.

Ne do kapërcejmë edhe këtë kohë të vështrirë të pandemisëm, për të punuar për një ekonomi që u jep mundësi të rinjve. Mos keni frikë, frikë duhet të kenë ata që vjedhin, nuk mund të kthehmi mbrapa, por të ndryshojmë finale ky është premtimi im. Ndaj ju ftoj ejani dhe na u bashkoheni.,” tha Topalli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll