Tirana
clear sky
-7.5 ° C
-7.5 °
-7.5 °
73 %
1kmh
0 %
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
11 °
E martë, 25 Janar, 2022

Lëvizja e popullsisë, Tirana rritet me 11 deputetë, 8 qarqe nga veriu në jug humbasin mandate

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Lëvizja e popullsisë në 4 vitet e fundit, ka bërë që në zgjedhjet e ardhshme, në qoftë se do të ruhet e njëjta ndarje territoriale, parlamenti të ketë një konfigurim të ri në raport të deputetëve me qarqet. Tiranës i shtohen plot 11 deputet duke e çuar numrin në total në 45, ndërsa 8 qarqe nga veriu në jug humbasin mandate.

Lëvizjet Demografike, do të sjellin një konfigurim të ri në parlamentin e ardhshëm, duke rritur ndjeshëm numrin e mandateve të deputetëve në qarkun e Tiranës, ndërsa 8 qarqe të tjera do të kenë me pak përfaqësues në kuvend.

Kodi zgjedhor ne nenin 75 dhe 76 sanksionon mënyrën se si ndahen mandatet në qarqe në bazë të numrit të popullsisë. Neni76 pika 3 thotë:

“Në çdo rast numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore miratohet jo më vonë se 6 muaj përpara fundit të mandatit të Kuvendit. Numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore nuk rishikohet në rast të zgjedhjeve të parakohshme.”

Por referuar të dhënave zyrtare nga instituti i statistikave të përditësuara në 1 janar të vitit 2020, ku paraqitet një rënie e popullsisë në të paktën 8 qarqe dhe rritje në kryeqytet, dhe përfaqësimi me mandate të deputetëve do të lëvizin ndjeshëm.

Një mandat në parlamentin shqiptar përfaqëson 20 mijë e 328 qytetarë. Në bazë të llogaritjes qarkut të Beratit me një popullsi prej 122 mijë banorë i hiqet një mandat, nga 7 që ka aktualisht zbret në 6. Edhe në Elbasani do të përfaqësohet në kuvend me një deputet më pak.

Më një popullsi prej 270 mijë banorësh, ky qark nga 14 mandate që ka tani do të ketë 13. Qarkut të fierit I ikin 2 mandate, nga 16 që ka aktualisht në zgjedhjet e ardhshme do të ketë 14. Të njëjtin fat ka edhe Gjirokastra, duke zbritur në 3 nga 5 që ka aktualisht.

Referuar të dhënave të INSTAT, Korça do të ketë 10 mandate në kuvend nga 11 që kishte në zgjedhjet e shkuara. Lezha gjithashtu zbret në 6 nga 7 që ka aktualisht. Lëvizje të popullsisë ka pasur edhe ne qarkun e Shkodrës duke i hequr këtij 1 mandat përfaqësimi nga 11 që ka aktualisht.

Me këtë rishikim, kryeqyteti do të ketë shtesën më të madhe të përfaqësimit në parlament. Nga 34 mandate që ka aktualisht qarku i Tiranës, në zgjedhjet e ardhshme në bazë të përllogaritjes së popullsisë i shtohen edhe 11 mandate duke e çuar numrin e deputetëve në 45.

1 mandat shtohet edhe në qarkun e Kukësit, ku nga 3 që ka aktualisht në zgjedhjet e ardhshme do të 4 deputet. Qarku i Dibrës dhe Durrësit, mbetet i pa ndryshuar sa i përket numrit të mandateve pasi edhe lëvizjet në popullsi nuk ndikojnë në shpërndajen e numrave parlamentar./Ora News

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img