Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Trafik i madh në Sarandë, Bashkia vendos orar: Furnizimi i dyqaneve dhe automjetet me peshë të rëndë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Për të evidentuar rradhët e gjata kilometrike Bashkia e Sarandës ka vendosur orar qarkullimi për mjetet të cilat mundësojnë furnizimin e magazinave dhe dyqaneve.

Me urdhër të kryetarit të Bashkisë, Adrian Gurma, automjetet e tonazhit të rëndë do të lejohen të qarkullojnë nga ora 12:00-16:00 dhe nga ora 24:00 -07:00, ndërsa për automjetet me peshë të përgjithshme mbi 3.5 tonë, qarkullimi do të lejohet pas mesnatës deri në orën 07:00 të mëngjesit.

Ky urdhër ka hyrë në fuqi prej ditës së djeshme.

Njoftimi i Plotë:

Për  mospengimin e rrjedhshmërisë së trafikut dhe rritjen e sigurisë së qarkullimit në teritorrin e Bashkisë Sarandë,me urdhër të posaçëm të Kryetarit të Bashkisë, Adrian Gurma, në rishikim të urdhërit nr.82 datë 21.06.2021 “Për disiplinimin e orareve të punës dhe mënyrës së  funksionimit të njësive të shërbimit, tregtisë dhe veprimtarive të tjera, në mjediset publike dhe private për periudhën 01.07.2021-30.09.2021”,  bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:

– Oraret e furnizimit të magazinave dhe dyqaneve me automjete do të jenë:

– Për automjetet me peshë të përgjithshme  deri në 3.5 tonë,qarkullimi do të lejohet nga ora 12:00 – 16:00 dhe nga ora 24:00 -07:00,

-Për automjetet me peshë të përgjithshme mbi 3.5 tonë,qarkullimi do të lejohet në orarin 24:00 – 07:00.

Ky urdhër hyn në fuqi prej datës 28.07.2021

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img