Hapësire reklamuese

Rajoni

Lëviz me makinë mbi 100 mijë euro, HABIT kryetari i Komunës: Çfarë të keqja ka?! E ka blerë djali im

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i komunës së Mitrovicës në Kosovë, Agim Bahtiri lëviz me një makinë tip "Mercedes Benz Maybach", e cila kushton mbi 100 mijë euro.

Bahriti është pjesë e partisë Lëvizja Vetëvendosja. Në një prononcim për mediat ai ka thënë se makina është e djalit të tij, prandaj nuk figuron në deklarimin e pasurisë së tij.

“Është e djalit tem. E ka ble, është drejtor gjeneral i dy fabrikave. Pse çka ka të keqe? Unë s’muj me pas në deklarim të pasurisë, pasi ai jeton në Holandë. Është mbi emër të tij. Hala si ka marr targat. Qetash e ka ndërru, ia ka dhanë Audin dhe disa pare dhe e ka marrë këtë”, ka thënë Bahtiri.

Por pavarësisht se ai thotë se makina është e djalit të tij, ajo është parë shpesh e parkuar përpara komunës në Mitrovicë.

Maybach ka hyrë në treg në vitin 2013 dhe është një prej veturave më luksoze në botë, derisa çmimi i një veture të këtij lloji varion nga 100 mijë deri në 150 mijë euro.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu