Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Letrat e Ramës për Bashën, ‘ndërhyn’ LSI: Një në ditë, s’është asgjë, duhet të shkruajë së paku tre

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama i ka shkruar sërish një letër sot kreut të PD Lulzim Basha si përgjigje ndaj asaj që shkroi kryedemokrati një ditë më parë dhe që u duk se më shumë i drejtohej qytetarëve se sa kryeministrit.

Ndërkaq, vjen reagimi dhe nga LSI përmes Petrit Vasilit i cili thotë se Ramës nuk ka kush t’i shkruajë dhe se po i shkruan përditë vetes.

‘Gjynah që shkruan kaq pak. Një letër në ditë s’është asgjë. Së paku tre letra në ditë duhet të shkruajë se përgjithësisht kështu merren edhe liaçet në mëngjes në drekë dhe në darkë’, shkruan Vasili.

REAGIMI I PLOTË I VASILIT:

Edi Rames s’ka kush ti shkruaje!!

Edi Rama i shkruan perdite nga nje leter vetes.

Gjynah vertet,qe shkruan kaq pak.

Nje leter ne dite s”eshte asgje.

Se paku tre letra ne dite duhet te shkruaje,se pergjithasisht keshtu merren edhe ilaçet ne mengjez ne dreke dhe ne darke.

Por tharja e rrenjeve te mendimit ka bere qe edhe korteksi i trurit ti thahet,ndaj per nje tru te thare e te atrofizuar edhe nje leter ne dite nuk eshte pak bile eshte shume…

Ndonje truthare me keq se ai vete i ka thene me shume dashuri “shkruaji nga nje leter perdite shefo”.

Dhe Edi e ben,se ju kam thene kaq here qe ai ben cfare i thone se vete nuk mendon.

Dhe ata vazhdojne ta tallin….e tallin keq….e tallin rende.

Asnje nuk i pergjigjet,asnje nuk harxhon asnje sekonde kohe me të,asnje nuk i hedh veshtrimin,e konsiderojne “te vdekurin, qe ecën”!!

Dhe ne fund mbetet vetem që….Edi Rames s’ka kush ti shkruajë!!


Më shumë