Hapësire reklamuese

Aktualitet

LETRA/ Siguria e rrjetit në fokusin e SHBA, ONE Telecommunication i bashkohet e para nismës që solli falenderimin e posaçëm të Trump

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama mori ditën e djeshme një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ndër të tjera në letër, Trump përmend ndikimin negativ sipas tij të Kinës në botë dhe vlerëson "lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit". 

Trump vlerëson mbështetjen e hapur të qeverisë shqiptare për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit dhe thotë se ky vend po jep një shembull të fortë. Presidenti paralajmëron se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria pritet të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë. 

Letra e Trump vjen pak kohë pasi ONE Telecommunication u bë kompania e parë nga Shqipëria dhe rajoni që iu bashkua dhe u angazhua në iniciativën e rrjeteve të pastra. 

Si pjesë e kësaj iniciative, ONE Telecommunications angazhohet të mos përdorë pajisje transmetuese, kontrolli, kompjuterike apo ruajtjeje nga kompani të pasigurta teknologjikisht.

Një investim rrënjësor prej 92 milionë euro po modernizon rrjetin e kësaj kompanie dhe për këtë është zgjedhur gjiganti botëror i teknologjisë Ericsson. Në fund të procesit, qytetarët shqiptarë do të komunikojnë sipas standardeve ndërkombëtare të sigurisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu