Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Letra që familja e Florenc Çapjas, i plagosur në masakrën e Elbasanit, i dërgoi Nishanit, Berishës dhe Ina Ramës në vitin 2012

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

12584660cb567efe232dda11daa6125e

Në gusht të vitit 2012, Gentian Beqiraj u ekzekutua në banesën e tij së bashku me babain nga 3 persona. Për ngjarjen u akuzuan fillimisht Florenc Çapja dhe Arben Jaçe.

Çapja u gjykua në gjëndje të lirë për ngjarjen, ndërsa sot ka mbetur i plagosur në masakrën e ndodhur në Elbasan, si pasojë e një hasmërie disa vjeçare.

Por, në vitin 2012, familjarë të tij me anë të një letre drejtuar institucioneve kryesore dhe medias, bënin të ditur se Florenci nuk ishte autor i vrasjes së dyfishtë babë e bir, pasi në atë kohë ai ndodhej në Maqedoni.

Në letër i bëhej thirrje Presidentit të Republikës Bujar Nishani, kryeministrit të kohës, Sali Berisha, ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, ish-kryeprokurores Ina Rama,ish-kreut të KLD-së Elvis Cefa dhe ish-Ambasadorit të SHBA-së Aleksandër Arvizu që të ndërhynin për ngjarjen, të cilën ata e konsideronin sajesë të Prokurorisë së Elbasanit dhe Policisë së atij qarku.  

Letra

Marrim këtë nisëm për t’ju drejtuar ju për të bërë transparencë dhe drejtësi mbi akuzat që i bëhen familjes sonë në 48 orët e fundit, ku djali I Familjes sonë Florenc Çapja akuzohet se është autor i vrasjes që ndodhi dy ditë më parë në Elbasan, Ju drejtohemi juve pasi gjykojmë se ju jeni të pastër dhe të pakompromentueshëm, dhe shpresojmë në përcjelljen e së vërtetës në ekranet dhe gazetat tuaja, në mënyrë sa më të drejtë. Përsa i përket ngjarjes së ndodhur më datë 15 ku akuzohet djali ynë Florenci duam t’ju bëjmë me dije se: Florenci në datë 14 në orët e mbrëmjes është nisur drejt Maqedonisë së bashku me tre të afërm të tij, me qëllim që në datë 15 të shikonte mundësinë e blerjes së një kaldaje për shtëpinë e tij që ka nisur të ndërtojë. Ai ka kaluar kufirin në orët e para të datës 15 Gusht dhe pasi ka kaluar kontrollet policore kufitare në Qafë Thanë dhe atë të Maqedonisë i akuzuari së bashku me tre persona të tjerë i janë drejtuar qytetit të Ohrit ku kanë qëndruar në hotelin Royal Vien, që ndodhet buzë liqenit të Ohrit. Aty ka qëndruar një natë, dhe të nesërmen e datës 15 është zgjuar dhe ka konsumuar mëngjesin në orën 8. 29 minuta fakt ky i dokumentuar edhe nga pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë së këtij hoteli, i cili i kontaktuar drejtpërdrejtë nga Avokati i familjes sonë Av Ravik Gurra ruhen me qëllim që të dorëzohen pranë organeve të drejtësisë në Elbasan. Djali i familjes sonë pasi ka konsumuar mëngjesin në hotelin buzë liqenit në Ohër ka shëtitur dyqanet që tregtojnë kaldaja, dhe pasi ka kryer një gjë të tillë ka pirë një kafe dhe rreth orës 12 të mesditës së datës 15 Gusht nën shoqërinë e tre të afërmve të tij ka nisur rrugën e kthimit për në Shqipëri nëpërmjet dy pikave kufitare nga ku kishte hyrë. Pasi i ka kaluar ato rregullisht dhe ka hyrë në territorin shqiptar në hyrje të qytetit të Elbasanit makina në të cilën udhëtonte Florenci së bashku me tre të afërmit e tij, është ndaluar në një postbllok në hyrje të Elbasanit dhe nga aty makina me të katërt personat është shoqëruar për në ambientet e drejtorisë së Policisë në Elbasan, nga ku janë mbajtur deri në orën 22 30 të mbrëmjes të katërt por në fund policia dhe oficerët i kanë komunikuar Florencit se ishte autori I vrasjes që kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 15 kohë në të cilën ai ishte në shtetin fqinj Maqedoni, fakt ky i dokumentuar nga Sistemi kufitar TIMS dhe kamerat e sigurisë së hotelit, dhe pikave kufitare që tregojnë qartë se Florenc Çapja ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria në kohë të dokumentuar dhe që nuk lidhet absolutisht me ngjarjen për të cilën akuzohet. Gjithashtu i bëjmë thirrje Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, Kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli, Nënkryetarit të Kld-së Elvis Çefa, Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara Alexander Arvizu, kryeprokurores Ina Rama që të ndërhyjnë për këtë ngjarje dhe këtë sajesë që ka bërë Prokuroria e Elbasanit me Policinë e këtij qarku për të nxjerrë të vërtetën në shesh. Kush është ai shtet që nuk beson oficerët e tij, kush është ai shtet që nuk beson sistemin miliona dollarësh që ka paguar për sigurimin e kufijve, dhe nuk marrin për bazë hyrjet e daljet, vulat në pasaportë dhe filmimet kufitare, dhe dëshmitë e dhënë nga menaxheri i hotelit ku ka qëndruar Florenci në kohën që në Elbasan kishte ndodhur ngjarja.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img