Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Social Bomb

Letra prekëse e djalit 10 vjeçar të Afrim Bunjakut: Bab, sa shumë jom mërzit!

Shkruar nga Newsbomb

Gazetarja Rezarta Delisula ka udhëtuar në veri të Kosovës, aty ku në fund të shtatorit ndodhi sulmi terrorist i bandave serbe. Një reportazh i plotë vjen në numrin e ri të revistës Newsbomb.al që doli sot në treg me titullin “Kosova ka Zot”.

Por një detaj prekës vjen nga biseda e gazetares me familjarët e Afrim Bunjakut, bashkëshorten dhe fëmijet.

I vogli 10 vjeçar, ka marrë emrin Fatlum në kujtim të vëllait të tij të madh, vdekur në një aksident tragjik vitin që Fatlumi i ri lindi.

Letra e djalit 10 vjeçar te heroit Afrim Bunjaku/ © Revista Newsbomb.al Letra e djalit 10 vjeçar te heroit Afrim Bunjaku/ © Revista Newsbomb.al

I vogli, qëndron në një qoshe të shtëpisë dhe i rrëfen gazetares letrën që shkroi për të atin:

"Babai im, sa shumë jom mërzit. Pika loti derdh për çdo ditë e natë. Jam tu u mërzit. Pasdite erdhi momenti. Unë jam shokuar shumë, pa ditë e pa prit o babë, sa shumë jom mërzit. Shkove në punë si baba, u ktheve në varr me emrin HERO. Çdo sen e bëre për Atdhe, tash je dëshmor nën dhe. Të dua babai im, heroi im” shkruan Fatlumi në letrën e tij.

Reportazhin e plotë e gjeni në numrin e ri të revistës së përmuajshme Newsbomb.al.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese