Hapësire reklamuese

Politikë

Letra e Pittellës për Conten, reagon Balla: Faleminderit i dashur Gianni (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të letrës së senatorit italian Gianni Pittella, i cili i kërkon kryeministrit italian, Giuseppe Conte që Italia të mbështesë hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Balla falenderon Pittellën dhe senatorët e tjerë demokratë italianë për mbështetjen e tyre për antarsimin e Shqipërisë në BE.

Sipas Ballës, mbështetja e tyre konfirmon edhe njëherë se Shqipëria e meriton dhe është gati të fillojë negociatat për anëtarësim në familjen europiane.

Stausi i plotë i Taulant Ballës:

Faleminderit Gianni Pittella dhe shumë senatorëve të tjerë demokratë italianë për mbështetjen e tyre treguar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE??????. Mbështetja e tyre konfirmon edhe njëherë se Shqipëria e meriton dhe është gati të fillojë negociatat për anëtarësim në familjen europiane.

Përmes një letre dërguar kryeministrit italian Giuseppe Conte, Senatori italian i PD-së, Gianni Pittella, ka kërkuar që në Këshillin e ardhshëm Europian të konfirmohet qëndrimi pro i Italisë në favor të përshpejtimit të negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Faleminderit i dashur Gianni për mbështetjen dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Përditë e më shumë më pranë Europës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.