Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Letra e Opozitës në Këshillin Politik, Gjiknuri s’pranon ta firmosë: Retorikë politike, sillni propozim konkret dhe i drejtohemi ODIHR

Shkruar nga Newsbomb
Letra e Opozitës në Këshillin Politik, Gjiknuri s’pranon ta
FotoArkive: Damian Gjiknuri

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri nuk ka pranuar të firmosë letrën e depozituar sot në tyrezë nga opozita, për reformën zgjedhore, dërguar OSBE/ODIHR.

Sipas Gjiknurit letra është retorikë politike e opozitës dhe ai nuk mund të firmosë letra të njëanshme. Pa draft ose propozim konkret i ka thënë Gjiknuri përfaqësuesve të opozitës, nuk mund të shkohet te ODIHR.

“Nuk mund te firmos letra te njeanshme. Letra juaj, vazhdim i retorikes politike. Nuk keni sjelle asnje draft e propozim konkret. Nuk po sillni draft, nuk keni reflektuar. ODIHR i drejtohemi vetem me produkt konkret. Pres propozimet tuaja konkrete per amendamentet. Tek ODIHR mosmarreveshjet per draftet, jo mosmarreveshje teorike. Sipas 14 Janarit, ODIHR i kerkohet opinion per ceshtje te administrimit zgjedhor. Tek ODIHR kerkohet opinion per drafte konkrete”, ka thënë Damian Gjiknuri.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll