Hapësire reklamuese

Aktualitet

Letra e ish-shefit të policisë në burgun e Peqinit: Të fortët me shërbëtorë në qeli

Shkruar nga Newsbomb
Letra e ish-shefit të policisë në burgun e Peqinit: Të

Moderatorja Eni Vasili lexoi sonte në emisionin “Open” në News 24 letrën të cilën ish-shefi i policisë së burgut të Peqinit Nikolin Gjonpalaj i ka dërguar drejtorit të këtij burgu.

Nikolin Gjonpalaj është mes 12 zyrtarëve të arrestuar lidhur me ngjarjen në burgun e Peqinit.

Në letrën drejtuar drejtorit të burgut të Peqinit, Nikolin Gjonpalaj shpreh shqetësimet e tij në lidhje me kushtet e sigurisë në institucion, ndërsa thekson se të burgusorit janë bërë “Zotë” të qelive.

LEXO EDHE: Policia njoftim zyrtar për vrasjen në Peqin: Kush janë zyrtarët që u ndaluan

Ai thotë se disa të burgosur shërbejnë si shërbëtorë për të burgosurit e fortë. Sipas shkrimit në letër të burgosurve u është lejuar investimi në dhoma. Ata kanë kthyer qelitë në palestra dhe në vende me bokse për muzië.

Sipas shefit të policisë së burgut të Peqinit, ndërhyrja në dhoma dhoma ka kufizuar shumë mundësinë e kontrolleve për elemente sigurie dhe sende të ndaluara.

LEXO EDHE: Ish-Prokurori: Siguria në burgun e Peqinit si kullojës makaronash

“Të burgosurve u është lejuar investimi në dhoma, rikonstruktim, thuajse tashmë të privatizuara. Ndërhyrja në dhoma ka kufizuar shumë mundësinë e kontrolleve për elemente sigurie dhe sende të ndaluara. T’u kërkosh të marrin të burgosur në dhoma ka qenë thuajse e pamundur. Dushet, klasa, e dhoma të tjera të përbashkëta kanë humbur destinimin e tyre ku janë shndërruar në palestra të personalizuara dhe nuk aksesohen nga të gjithë. Në dhomat e takimeve të veçanta janë bërë ndërhyrje dhe këto dhoma janë të personalizuara. Ka kondicionerë, krevate, etj. U janë lejuar frigoriferë, furra pjekjeje, aksesorë muzike, bokse muzike me përmasa të mëdha, duke rënë ndesh me ligjin.”, thuhej në letrën e lexuar nga moderatorja.

Kujtojmë se disa ditë më parë në burgun e Peqinit ndodhi një ngjarje që tronditi sistemin e sigurisë në vend. I dënuari përjetë Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Gjykata e Elbasanit dha sot masat për 12 zyrtarët e burgut të Peqinit, drejtori, shefi i regjimit të brendshëm dhe personat e tjerë të cilët ranë në pranga pas ngjarjes së ndodhur më 15 dhjetor ku i burgosuri Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje Arben Lleshin.

11 zyrtarët e policisë janë lënë në qeli, ndërsa për njërin prej efektivëve, Vilson Shimën, është vendosur masa “detyrim paraqitje” pasi ka një fëmijë të paralizuar. Masa “arrest me burg” u vendos edhe ndaj vrasësit Sokol Mjacaj, i cili rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm.

LEXO EDHE: Prokuroria e Elbasanit: Mjacaj lëvizte me armë në burg, policët nuk e kontrollonin

LEXO EDHE: Gjykata lë në burg Sokol Mjacajn dhe 11 zyrtarët (VENDIMET)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese