Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Letra e Aldës: “Nuk të shikoj dot me sy”. Gjykata: Marjan Rroku vrau nga xhelozia e shfrenuar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Marjan Rroku vrau nga xhelozia e shfrenuar, jo nga tronditja psikike e momentit”. Me këtë argument, trupa gjyqësore e kryesuar nga Medi Bici, me anëtarë Altin Abdiun dhe Elvis Kotinin, firmosën më 2 maj 2002 dënimin me burgim të përjetshëm për ish-oficerin e Shërbimit Informativ Kombëtar, Marjan Rroku, i cili qëlloi për vdekje Alda Canajn, 16 vjeçe dhe nënën e saj, Mbarime Canaj, pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. “GSH” zbardh vendimin e gjykatës, ku hidhet dritë mbi rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Vendimi i gjykatës

Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes rezulton si më poshtë:

I pandehuri Marjan Rroku, në vitin 1999 ka filluar punë në Drejtorinë Qendrore të Shërbimit Informativ Kombëtar me detyrën e oficerit. Gjatë kësaj periudhe, ai bashkë me dëshmitarët S.Y. dhe S.Xh., që ishin punonjës të SHIK-ut, janë njohur me një grup vajzash studente që banonin në godinat e Qytetit Studenti. Ndër këto vajza kanë qenë dhe motrat Ornela dhe Alda Canaj. Fillimisht personat e mësipërm kanë ndenjur nëpër lokale, dhe më pas i pandehuri ka filluar të shoqërohej veçmas me viktimën Alda Canaj, e cila ishte nxënëse e shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”. Pas kthimit nga pushimet verore të sezonit 1999-2000, ndërmjet të pandehurit Marjan dhe viktimës Alda është krijuar një miqësi e ngushtë, duke arritur deri atje sa kjo e fundit kishte shkuar edhe në dhomën ku banonte i pandehuri Marjan. Më pas i pandehuri Marjan ka filluar të shfaqë shenja të theksuara xhelozie ndaj viktimës Alda, dhe në muajin nëntor ai e ka rrahur viktimën, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Pas këshillës që i ka dhënë motra e saj, dëshmitarja Ornela, e dëmtuara Alda ka bërë kallëzim në Komisariatin Nr.1 të policisë, të cilin e ka tërhequr më vonë. Në këtë kohë, dëshmitarja Ornela ka vënë në dijeni prindërit e saj, dëshmitarin Faslli Canaj dhe viktimën Mbarime Canaj, të cilët banonin në rrethin e Mallakastrës.

Dëshmitari Faslli, pas konsultimit me vajzat e tij, është ankuar te titullari i SHIK-ut, i cili ka ngarkuar dëshmitaren V.H. me punë në Drejtorinë e Personelit që ta zgjidhte këtë çështje. V.H., pasi ka marrë takim me vajzat dhe me të pandehurin, ka marrë prej këtij të fundit premtimin se nuk do ta ngacmonte më viktimën Alda.

Por i pandehuri, duke mos hequr dorë nga rruga që kishte nisur, shkon në shkollën “Asim Vokshi” dhe grindet me dezhurnin, sepse donte ta takonte viktimën kundër dëshirës së saj. Meqenëse ky sherr merr përmasa të mëdha, i pandehuri bashkë me dëshmitarin S.Xh., shkojnë në fshatin Greshicë të rrethit Mallakastër dhe takojnë dëshmitarin Faslli. I pandehuri, pasi i tregon dëshmitarit për ato që kishte bërë, i kërkon falje, duke premtuar se nuk do ta përsërisë më veprimin e bërë. Duke parë problemet që i ishin krijuar vajzës së tyre, familja Canaj vendos të marrë një shtëpi me qira në Tiranë, dhe përfundimisht vendoset pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Viktima Mbarime e shoqëronte çdo ditë vajzën kur shkonte dhe vinte nga shkolla. Kjo situatë ka vazhduar për shumë kohë dhe i pandehuri i ka kërkuar viktimës Mbarime që të bisedonin, por ajo nuk ka pranuar.

Babai i Alda Canajt

Dëshmitari Faslli Canaj deklaron në gjyq: “Ornela më tha se Aldën e ka rrahur një djalë me emrin Marjan Rroku. Kur mora vesh se ishte drejtues shteti, iu drejtova shtetit. I pandehuri bashkë me S.Xh. vijnë në fshat për të më takuar mua. Pas vrasjes, menjëherë më shkoi mendja se vrasësi ishte Marjan Rroku”.

Vajza dhe motra e viktimave

Dëshmitarja Ornela Canaj para gjykatës ka deklaruar se: “Alda më tha se ‘më ka rrahur Marjan Rroku’. V.H. ka ardhur dhe na ka kërkuar të tërheqim denoncimin. Ditën e ngjarjes kam parë Marjanin te shkolla rreth orës 10:15 dhe Alda më tha se gjithë ditën ka qenë te hekurat. I pandehuri me Aldën nuk kanë pasur marrëdhënie intime”.

Thëniet e dëshmitarëve të mësipërm përputhen me thëniet e dëshmitarëve V.H., B.M., S.Xh. dhe S.Y., por vlen për t’u theksuar dëshmia e Blerina M. për sa i përket ditës së ngjarjes, ku thotë: “Ditën e ngjarjes, Alda më dha një letër për t’ia çuar Marjanit. Në letër shkruhej: Nuk të shikoj dot me sy, nuk të duroj dot”.

Dëshmitarët Zef Bardhi, Gjergj Mandia, Pjetër Dodani e Zef Rroku kanë pohuar se është negociuar për të rregulluar marrëdhëniet me familjen e viktimave. Disa prej tyre pohojnë se janë takuar me të pandehurin Marjan, i cili u ka thënë se nëna e vajzës ka nxjerrë pistoletën nga çanta, dhe pranojnë se i pandehuri Marjan është autor i vrasjeve. Në fakt, sipas procesverbalit të sekuestrimit të provës materiale, del se në çantë viktima Mbarime ka pasur vetëm një abone, një shami dhe 330 lekë.

Motivi i krimit

Gjykata arrin në përfundimin se, nuk ka qenë tronditja psikike e çastit ajo që çoi në ndodhjen e kësaj tragjedie, por shkak i saj ka qenë xhelozia e shfrenuar e të pandehurit për të bërë një adoleshente të mjerë që të pranojë të bëjë gjithmonë atë që dëshiron ai. Gjykata mban parasysh faktin se i pandehuri, duke qenë oficer në një nga organet më të rëndësishme të shtetit, ka detyrë funksionale mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të sigurisë publike, por ai, në vend që të kryejë detyrën, bën të kundërtën: me armën që i jep shteti, qëllon pa mëshirë një vajzë 17 vjeçe dhe nënën e saj që doli në mbrojtje të vajzës. /Gazeta Shqiptare/

Më shumë




spot_img








spot_img