Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
27 %
3.1kmh
40 %
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

Letonia e përcakton Rusinë si “shtet që sponsorizon terrorizmin”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Parlamenti i Letonisë e përcaktoi të enjten Rusinë si “shtet që sponsorizon terrorizmin” lidhur me luftën në Ukrainë dhe u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të vendosin sanksione më gjithëpërfshirëse ndaj Moskës, në mënyrë që t’i jepet fund konfliktit.

“Letonia i konsideron veprimet e Rusisë në Ukrainë si gjenocid kundër popullit ukrainas,” thuhet në një rezolutë të parlamentit leton.ez

Vendet perëndimore duhet të rrisin mbështetjen e tyre ushtarake, financiare, humanitare dhe diplomatike për Ukrainën dhe të mbështesin nismat që dënojnë veprimet e Rusisë, vazhdon rezoluta.

Miliona ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe mijëra janë vrarë që nga sulmi i Rusisë në shkurt.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se ishte mirënjohës për rezolutën e parlamentit letonez.

“Ukraina u bën thirrje shteteve dhe organizatave të tjera që të ndjekin shembullin e Letonisë,” shkruan zoti Kuleba në Twitter.

Rusia e dënoi rezolutën e parlamentit letonez, duke e cilësuar një veprim ksenofobik, sipas një postimi të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në rrjetin Telegram. /VOA

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img