Hapësire reklamuese

OpEd

Letër e hapur Pirro Dhimës nga një minoritar

Shkruar nga Newsbomb

Nikolla Llambro

Zoti Dhima, Respektoj talentin, arritjet tuaja të mëdha, medaliet tuaja si kampion olimpik i padiskutueshëm në fushën e peshëngritjes. Sinqerisht bravo!

Atëherë, në kulmin e suksesit tuaj, u ndjevsa dhe unë shumë mirë për medaliet tuaja, qoftë si minoritar, qoftë si shqiptar i lindur dhe i ardhur nga Shqipëria në tokën mëmë – Greqia. Lexova dhe dëgjova intervistën e famshme tuajën. Për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Greqia dhe tërë populli, bashkëatdhetarët tanë shqiptar, apo tërë emigrantët e tjerë, që jetojnë e punojnë aktualisht në Greqi. Të them të drejtën, jo vetëm u befasova, por më erdhi shumë turp.

Ju zoti Dhima erdhët në Greqi, si gjithë ne të tjerët. Juve iu dha mundësia në sajë të talentit tuaj të çani, të kontribuoni, të fitoni medalje dhe të bëheni kampion olimpik. Bravo. Sinqerisht bravo. Deri këtu unë bie dakord. Por duhet të dini se shumë minoritarë, apo shqiptarë të talentuar erdhën çanë, fituan tituj, medalje, etj etj, dhe qarqet, qeveritë ndërkohë, i shfrytëzuan për momentin dhe pastaj i hodhën në koshin e harresës. Shumë djem dhe vajza të tjerë të talentuar grekë, po ashtu. Por asnjë nga ata kampionë olimpikë nuk u ul në sallën e parlamentit. Juve ju ngjitën lart, në sferën politikeju bënë deputet. Po a e keni pyetur veten ndonjëherë pse? Sigurisht që jo. Nuk ju ka interesuar dhe as që ju intereson puna juaj. Po jua them unë: qarqeve të ndryshëm, partisë suaj, “PASOKU”-t që ju zgjodhi, oligarkisë, ju i shërbyet me devotshmëri . ku? Duke mohuar vendin ku u lindët, ku u rritët, ku u stërvitët, ku u formuat si atlet, Shqipërinë. Në doni ta dini, ju siguroj se po të mos ishit ai që vinte nga Shqipëria, po të ishit lindur këtu, sot mund të ishit një punëtor i thjeshtë i ndonjë fabrike, apo si i papunë, si ata 1.5 milionë te tjerë.

Pra zoti Dhima, PASOK-u juaj nuk ju bëri deputet për arritjet tuaja shkencore apo ndonjë mendjendritësi tjeër, por ju futi në parlament vetëm se ju mohuat atdheun mëmë, Shqipërinë. Sado ta bëni, sado ta mohoni, ta nënvleftësoni, sadoqoftë edhe ta poshtëroni, pot ë shikoni pasaportën tuaj apo kartën e identitetit greke, ajo thotë shprehimisht: vendlindja Alvanias, siç thonë tërë kartat, pasaportat greke të tërë minoritarëve.

Po çfarë keni bërë ju zoti Dhima për popullin grek, për ne minoritarët, për emigrantët shqiptarë në tërë qenien tuaj si politikan i shquar, si deputet i Pasokut, në Parlament? Po jua them unë: keni vegjetuar karrigen e cila ju siguronte ca mijëra euro të ardhura pa bërë asgjë. E vetmja gjë që keni bërë është se keni ngritur dorën për të votuar ato programe kriminale varfërie për tërë shtetasit grekë ose jo, të cilat, jua binte qeveria e zotit Samaras apo edhe e Venizelos për të votuar verbërisht. Dhe në doni ta dini, sinqerisht jam i sigur6t që ju mund të mos i keni lexuar fare.

Thoni që nuk doni që fëmijët tuaj të rriten si ju në Shqipëri në kohën e Hoxhës. Kini të drejtë. Asnjë nga ata miliona grekë të tjerë të papunë, asnjë nga ata miliona trë varfër të popullit grek e të tjerë që kërkojnë në kazanët e plehrave që kanë mbetur pa shtëpi e flenë jashtë; ju siguroj se nuk donin dhe nuk e duan, ndaj ngrihen e duan ti thonë jo programit criminal të kapitalit, të oligarkisë evropiane. Pastaj zoti Pirro, fëmijët tuaj nuk kanë vuajtur dhe nuk do të vuajnë në sajë të veprës suaj të shquar si deputet i partisë së Pasokut. C’kini bërë ju ndonjë gjë për ne minoritarët? Asgjë. Pasoku dhe ndihma juaj na mbajti të burgosur me viza për dhjetëra vjet me radhë duke shkelur të drejta njerëzore të minoriteteve dhe tërë marrëveshjet ndërkombëtare. Fëmijet e mi erdhën në Greqi në moshën 10 dhe 13 vjeç dhe e dini? U bënë nënshtetas grekë pas 20 e ca vitesh si dhe unë. Pse? S’ju dëgjuam të dilnit në sheshe dhe të demonstroni me forcë për heqjen e asisitencës së OGA. Jam minoritar i kulluar nga të dy anët, por s’kam mohuar, s’do të mohoj se u linda dhe u rrita në Shqipëri. Ndoshta për këtë më vonuan 20 e ca vjet. Tani jam i papunë prej 4 vitesh, ime shoqe po hyn në vitin e 7-të. S;kemi asnjë të ardhur. Më thoni në kini forcën, mirësinë, ç’t’ë votoj të dielën? Kurse ju keni kurajon, ndershmërinë, të ngriheni të bëni edhe intervista. Mos është ca e turpshme kjo zoti Dhima? Eshtë e drejta  juaj ta votoni si t  ndjeni, por skeni asnjë të drejtë të bëni krahasime me fatet e një populli që ka vuajtur e po vuan sot më shumë akoma me Shqipërinë. Ne pragun e zgjedhjeve të kaluara, zyra juaj propagandistike pati mirësinë të kujtohej të mirrte në telefon për të marrë mbështetje me rastin e zgjedhjeve. Gjatë tërë kohëve tuaja të arta si deputet, s’ishte kujtuar njeri të na ftonte për ndonjë takim, për të shprehur ndonjë mendim, qoftë edhe për të protestuar për të drejtat tona, për problemet që kishim. Sinqerisht me erdhi turp.

Zoti Dhima!

Megjithëse më vjen zor, por jam i detyruar ta vë në dukje. Babai im jetonte në Athinë dhe para lufte kur qeveria e atëhershme greke i tha Musolinit: Jo.

Dhe filloi lufta italo-greke, doli vullnetar dhe shkoi në luftë. Kur u hapën kufijtë, kishte një vertetim nga ministria e mbrojtjes si veteran vullnetar pjesmarrës në atë luftë. Konsullata greke në Gjirokastër e detyronte të rrinte në radhë si gjithë të tjerët, për të marrë një vizë e për të ardhur në tokën mëmë, e përsëris: veteran. Ju ç’i thoni kësaj?

Pra zoti Dhima ashtu si ju doni të thoni: po programit kriminal të varfërisë, skllavërisë, humbjes së personalitetit, dinjitetit, lirisë time dhe të popullit, ashtu edhe unë familjarisht do ti them: jo. Se dua që fëmijet e mi, nipërit, mbesat të mos marrin arratinë si stërgjyshërit, gjyshet e baballarët. Dua që unë dhe bashkëshortja ime, të kemi një pension, një librezë shëndeti, një çati ku të mbështesim kokën e të mos i bëhemi barrë njeriu.

Sondazh

Poll