Hapësire reklamuese

Politikë

Leskaj komenton koalicionin PS-LSI: Nuk ka marrëveshje të re, jo unanim për çdo gjë

Shkruar nga Newsbomb

Deputetja socialiste, Valentina Leskaj ka komentuar marrëdhënien brenda koalcionit PS-LSI, duke kërkuar që jo çdo lëvizje të shihet si traumatike.

Për Leskajn koalicioni është duke vazhduar shumë mirë, ndërsa mohoi që të ketë një marrëveshje të re mes dy partive. Ajo theksoi se PS dhe LSI nuk kanë nevojë të jenë unanime në çdo vendim apo çështje.

“Ne çdo lëvizje e shohim si traumatike. Ndonjëherë stimulohet nga nevoja e shtypit për të prodhuar lajme. Është normale në vende demokratike që njerëzit të shprehen pro dhe kundër. Rëndësi ka për mua që ato që thuhen të jenë pro një qeverisje më të mirë. Nëse do të kishte ndonjë marrëveshje të re (PS-LSI) do të kishte dalë në media. Ka një funksionim normal që duhet të ketë një koalicion. Nuk ka nevojë që të jemi unanim për çdo gjë”, u shpreh Leskaj gjatë një interviste në “Këndin e Ekselencës” në News 24.

Lexo edhe:

Valentina Leskaj flet për familjen dhe marrëdhëniet me nipërit dhe mbesën: E di që u ka munguar gjyshja

Java e parë e sondazhit në Newsbomb tregon preferencat e qytetarëve, Majko mbi Berishën në Tiranë, Rama dhe Patozi “kokë më kokë”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.