Hapësire reklamuese

Politikë

Leskaj kërkon përjashtimin e Nokës, ndërhyn Paloka: Ligji nuk mund të jetë i njëanshëm, të përjashtohet Braçe dhe Balla

Shkruar nga Newsbomb

Vetëm pak minuta pas përplasjes mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe socialistit Erjon Braçe, ku Noka goditi me letër Braçen ka rinisur seanca plenare dhe është ndërprerë sërish.

Nënkryetarja e kuvendit Valentina Leskaj ka kërkuar përjashtimin e deputetit Noka nga seanca e sotme, por menjëherë ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka i cili ka kërkuar edhe përjashtimin e deputetëve Taulant Balla dhe Braçe pasi sipas tij gjatë gjithë seancës kanë fyer Nokën.

“E lexuat shumë mirë rregulloren dhe ne kërkojmë të zbatohet me përpikmëri. Ju kërkoj të përjashtoni deputetin Balla dhe Braçe të cilët kanë fyer gjatë gjithë kohës deputetin Noka. Ligji nuk mund të jetë i njëanshëm. Mos u bëni qesherarake, ju e paskeni parë në televizor Nokën” tha Paloka

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.