Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lesin e kap skleroza por riprodhon me detaje momentin para krimit: Mendoja se policia me ishte vëne këmba-këmbës për rrëmbimin e fëmijës, jo për vrasjen

Shkruar nga Newsbomb

Lesin e kap skleroza por riprodhon me detaje momentin para krimit: Mendoja se policia me ishte vënë këmba- këmbës për rrëmbimin e fëmijës jo për vrasjen. Shqiptari më i kërkuar në Greqi dhe që u arrestua më pas për vrasjen e gruas, rrëfen në një intervistë tek ''protothema.gr'' nga qelia detaje për skenën e krimit.

Kërkove falje nga familja e Lelës dhe nga fëmijët e tu për çfarë ke bërë deri tani. Mendon se kjo mjafton?

Sigurisht që nuk mjafton, ishte momenti i parë dhe deklarata e parë, do të bëj ç’është e mundur që mos ta lë “faljen” vetëm si një fjalë, por duhet të bëj veprime për të treguar pendimin e sinqertë.

Dua të kthehemi në atë ditën e krimit. Çfarë mban mend?

Tek telefonata e fundit që prisja nga gruaja ime që të marr femijën, ajo më mori në telefon edhe më tha se nuk do më lejonte t’i shikoja më fëmijët e mi dhe do merrte avokatët më të mirë për këtë. Unë u nevrikosa shumë sepse ata janë njerëzit më të çmuar në jetën time dhe i thashë se do shkoja nga shtëpia e saj të gjenim një zgjidhje.

Çfarë ndodhi atëhere?

Që në momentin që unë arrita te shtëpia dhe deri në arrestimin tim, nuk mbaj mend ta kem bërë këtë krim. Jam informuar nga policia për veprat e mia. Nuk mund ta besoj se unë kam bërë diçka të tillë

Përse more edhe Fivosin (djalin) në momentin kur u largove nga shtëpia?

Mendoj se e mora me vete sepse ajo më kishte ngelur në mendje, të merrja fëmijën tim siç e kisha lënë më gruan time. Për Krishtlindje nuk i kisha parë fëmijët e mi dhe kishim rënë dakord me gruan time se do merja Fivosin festën e dritave. Në mëngjesin e kësaj dite më mori në telefon edhe më tha që t'ia çoja fëmijën për të shkuar në një vend dhe do ma jepte përsëri në drekë. Në vend të ma jepte, ajo më mori përsëri në telefon dhe më tha se nuk do më lejojë t'i shikoj më fëmijët e mi.

Kur u arratise besoj se doje të shkoje me fëmijën tënd në Shqipëri, por e kuptove se nuk kishe mundësi. Kërkove ndo një ndihmë nga ndo një person?

Në asnjë mënyrë nuk doja të shkoja në Shqipëri. Doja të rrija pranë fëmijëve dhe prandaj u ktheva dhe nga Italia që kisha vajtur. Më përpara gruaja ime më kishte përzënë nga shtëpia përgjithmonë.

Ku ke qenë gjithë këtë kohë? Ku po fshiheshe? A mendove ndonjë herë të dorëzohesh?

Që në momentin e parë të arratisjes time nuk kisha telefon. Ma kishin prerë. Kështu që nuk kisha mundësi të flisja me anjërin. Policët i shikoja që më kishin rrethuar dhe mendova se donin të më arrestonin sepse kisha marrë me vete fëmijën. Nuk kisha diçka tjetër në mendje, nuk mbaj mend gjë tjetër. Kisha frikë të dorëzohesha sepse mendoja se do më silleshin keq para syve së fëmijës tim, dhe ato skena më mbeteshin në mendje.

Çfarë doje t’i thoje fëmijëve të tu, nëse të pyesin përse e bëre këtë?

Ende në këtë moment nuk e kam kuptuar se çfarë kam bërë. Besoj akoma se gruaja ime është e gjallë dhe besoj se koha dhe dënimi do më ndihmojnë të gjej fjalët që do t'ju them fëmijëve të mi. / PERKTHEU NEWSBOMB.AL   

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu