Hapësire reklamuese

Bota

Lëshohet me sukses në hapësirë teleskopi më i fuqishëm i Nasa që do të shohë lindjen e Universit

Shkruar nga Newsbomb
Lëshohet me sukses në hapësirë teleskopi më i

Nasa do të lëshojë sot teleskopin hapësinor James Webb. Nisja është shtyrë herë pas here për shkak të probleme të ndryshme. Webb është teleskopi më i fuqishëm shkencor i ndërtuar ndonjëherë.

“Ka 300 gjëra dhe sikur vetëm njëra të mos funksionojë, nuk është dita më e mirë për ta nisur. Kështu që e gjithë gjëja duhet që të jetë perfekte”, tha administratori i Nasa, Bill Nelson.

Lëshimi është parashikuar që të bëhet ditën e sotme në orën 13:20 nga Guaiana Franceze në brigjet e Amerikës Jugore. Ndërtimi i këtij teleskopi ka kushtuar 10 miliardë dollarë.

Teleskopi Webb do të përpiqet që të “shkojë” pas në kohë, për të kuptuar si ka nisur të formohet universi.

Sondazh

Poll