Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

“Lerini fjalitë me 7 kuptime”, gazetari kritika raportit të KE: Nëse ka korrupsion, thojeni qartë dhe troç

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Mentor Kikia kritikon raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, duke u shprehur se nuk është i drejtpërdrejtë, sa i përket pjesës për korrupsionin në vendin tonë.

Kikia thotë se në Shqipëri shpesh ka akuza të ndërsjellta për leximin e raporteve ndërkombëtare sipas interesave të partive. Por duke e vënë theksin te raporti i korrupsionit në Shqipëri, gazetari Kikia shprehet se vetë fjalitë e këtij raporti të japin mundësinë për t’u interpretuar në mënyra të ndryshme.

Shkrimi i plotë:

Raportet qesharake të Europës për Shqipërinë

Ne këtu e akuzojmë klasën tonë politike se i lexon raportet e Europes apo SHBA-se sipas deshires se vet. Njera pale si pozitiv, e tjetra si negativ. Por ja ku eshte paragrafi per korrupsionin ne progres-raportin e fundit te BE-se. 

“Shqipëria ka një nivel të caktuar të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit. Progres i mirë është bërë në periudhën raportuese. Autoritetet shqiptare forcuan kapacitetet operacionale, koordinuese dhe monitoruese në luftën kundër korrupsionit. Ndërsa numri i hetimeve në vazhdim mbetet i lartë, deri më sot, dënimet përfundimtare në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten të kufizuara. Megjithatë, në përgjithësi, korrupsioni mbetet i përhapur dhe është një shqetësim serioz”.

Çfare do te thote nivel i caktuar? Sa eshte ky niveli? Sa i thelle?

Çfare do te thote “mbetet i perhapur dhe eshte shqetesim”? Ne cilin vend korrupsioni nuk eshte shqetesim?

Numri i denimeve eshte i kufizuar- thote raporti.

Kush eshte denuar ketu per korrupsion ketu? Sa i kufizuar eshte ky numer?

Dhe me kesi pacavuresh keta monitorojne Shqiperine, marrin vendime dhe presin qe qeverite ketu te bejne kthese?

Nese ketu ka korrupsion, sikunder ne e dime, thojeni qarte dhe troç dhe bjerini kokes qeverise, presidentit, opozites, kushdo te jete perfshire.

Nese ne e kemi luftuar korrupsionin, hapini negociatat dhe lerini fjalite me 7 kuptime dhe asnje konkluzion.

Me keto raporte, ata marrin ne forme rrogash per monitoruesit, gjysmen e parave qe japin per Shqiperine.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img