Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

“Lëri xhirot me Vuçiçin”, Basha takon kreun e Bujanocit dhe i bën thirrje Ramës: Ndihmo shqiptarët që po spastrohen nga serbët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, u prit sot në një takim në selinë blu, nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Ky i fundit në një komunikim për mediat, tha se PD dhe ai vetë personalisht do të bëjë gjithçka për problemin e madh që kanë aktualisht shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Pasivizimi i adresave (eliminimi i tyre nga regjistrat civilë) është një shqetësim i madh, një akt spastrimi etnik sipas Bashës, që po bëhet qëllimisht nga Serbia. Kreu demokrat gjithashtu i bëri thirrje qeverisë sonë me në krye Edi Ramën, që të marrë masat e duhura dhe të veprojë në ndihmë të 2000 shqiptarëve atje, të cilët vuajnë ende diskriminim etnik nga pala serbe. Apeli për vëmendje dhe ndihmë ishte dhe për SHBA e BE.

Lulzim Basha: Nga njëra anë Serbia trumbeton për lëvizje të lirë, për dialog dhe marrëveshje, nga ana tjetëre goditen nga përkatësia etnike shqiptarët e Luginës së Preshevës. E gjitha zona ka vetëm një institucion shëndetësor që i shërben një territori prej 7 komunash, mbi 30% janë shqiptarë, nuk ka një mjek të vetëm shqiptar atje. Diskriminimi vazhdon me nxënësit që nuk mund të mësojnë në gjuhën e tyre amtare, mosnjohja e diplomave të studentëve që kanë studiuar në Universitetin e Prishtinës. Pasivizimi i adresave është një akt spastrimi etnik. Ky proces është diskriminues. I bëj thirrje qeverisë që ta ndalë këtë gjë. I bëj thirrje SHBA dhe BE të ndalë këtë proces diskriminues. PD dhe unë do bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund neglizhencës së qeverisë aktuale ndaj detyrimeve kushtetuese që çdo qeveri shqiptare ka, për t’i dhënë ndihmë shqiptarëve në Luginën e Preshevës që përballen me këtë situatë të vështirë. Janë 2000 shqiptarë që vuajnë atje.  

Nagip Arifi: Ky ishte një takim vëllazëror, kisha takim me Metën dhe Majkon sot. Bashën e njoha me problemet dhe sfidat që kanë shqiptarët atje. Njoftova dhe për mënyrën se si po vepron Serbia me shqiptarët atje, me pasivizimin e adresave një metodë spastrimi. E njoftova për situatën politike dhe ekonomike. Kërkuam ndihmën e Shqipërisë pasi Shqipëria është më e fortë, në NATO në BE së shpejti. Mendoj dhe shpresoj se shqiptarët një ditë do të jetojnë të bashkuar.  

Më shumë

spot_img