Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
1kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
19 °
Enj
17 °
Pre
17 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

‘Lepurushët e Solidaritetit’ zëvendësojnë lepujt e famshëm prej çokollate, fitimet të gjitha për personelin mjekësor

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b6d906ed2026839791c0bca3caaad7a5

Prodhuesja e çokollatave artizanale në Belgjikë, Genevieve Trepant mori vendimin e vështirë ta mbyllte dyqanin e saj të shitjes me pakicë kur nisi izolimi.

Pashkët janë një periudhë kyçe e vitit për këtë lloj biznesi, pasi shitjet janë të shumta në këtë kohë.

“Na nevojiten Pashkët. Pa to, viti për ne merr fund dhe futemi në telashe”, tha ajo.

Por këtë radhë, shumë njerëz kanë probleme që i kapërcejnë ato financiare, e Trepant tha se nuk ia vlente të rrezikonte infektimin si për veten dhe për klientët.

Ajo vendosi të përqëndrohej tek shitjet në internet dhe shumë shpejt, u përball dhe me një kërkesë të pazakontë: t`i vinte maska lepurushëve.

Kështu, kukullat e saj prej çokollate të Pashkës u kthyen në “ Lepurushë solidariteti”. Ajo thotë se kur e bën këtë, ndihet sikur të jetë “njësh” me atë që ndodh nëpër botë e nëpër spitale.

Trepant ka vendosur t`ia japë 100% fitimet e saj atyre që kanë nevojë për pajisje mbrojtëse: punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Ndërkohë, edhe klientët e saj mund të dhurojnë lepurushë që do t`i dorëzohen direkt stafit të rrjetit lokal të spitaleve në zonën ku ajo ndodhet.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img