Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Leo Di Caprio nxjerr videon e lumit Vjosa dhe i bën thirrje 4 politikanëve kryesorë ta shpërndajnë, Basha i përgjigjet i pari, më pas Meta

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktori i njohur ndërkombëtarisht, Leonardo Di Caprio ka nxjerrë një video të lumit Vjosa duke iu drejtuar me një thirrje liderëve të politikës shqiptare që t shpërndajnë këtë video.

Aktori i është bashkuar lëvizjes për të shpallur lumin Vjosa Park Kombëtar dhe për ta mbrojur nga HEC-et që rrezikojnë ta shkatërrojnë.

DiCaprio kërkon që videoja sensibilizuese të shpërndahet në rrjete sociale dhe nga kryeministri Edi Rama, kryetar i PD, Lulzim Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Shënimi i Di Caprios

Javën e kaluar, në Ditën Botërore të Ujit, aktivistët në të gjithë Evropën i kërkuan qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Evropian të mbështesin Parkun Kombëtar të Vjosës tani.

Lumi Vjosa është lumi më i madh i egër në Evropë. Janë 300 kilometra që rrjedhin pandërprerë nga burimi i saj në malet në Greqi në detin Adriatik. Lumi është jetësor e i rëndësishëm për më shumë se 1,100 lloje të peshqve të ujërave të ëmbla dhe është kulturor i rëndësishëm për njerëzit në Shqipëri. Dje, Parlamenti Evropian nxiti autoritetet shqiptare “të krijojnë sa më shpejt të jetë e mundur Parkun Kombëtar Vjosa, duke shtrirë tërë gjatësinë e lumit.

Shpërndajeni këtë video dhe kërkojini Edi Ramës, Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës që të bëjnë të njejtën gjë”.

I pari që i është përgjigjur thirrjes së Di Caprios është lideri i opozitës Lulzim Basha dhe më pas presidenti Ilir Meta.

WhatsApp Image 2021 03 30 at 20.21.13
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img