Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lëndohet polici në Lezhë, dhunohet nga familja me probleme të shëndetit mendor

Shkruar nga Newsbomb
Lëndohet polici në Lezhë, dhunohet nga familja me probleme

Një efektiv policie ka mbetur i lënduar këtë të mërkurë në fshatin Rrilë të Lezhës.

Burime për mediat bëjnë me dije se efektivi është lënduar gjatë një ndërhyrje që policia e Lezhës ka bërë sot në banesën e një familjeje me persona që vuajnë nga sëmundje mendore, të cilët refuzonin të shkonin në spitalin psikiatrik.

Policët dhe shërbimi social janë përballur me rezistencën e tyre, madje pjesëtarët e familjes kanë goditur punonjësit e policisë.

Pavarësisht situatës se krijuar, personat që ishin identifikuar nga shërbimi social i bashkisë Lezhë janë dërguar në spitalin psikiatrik të  Shkodrës, ndërsa polici po merr mjekim në Urgjencën e Lezhës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese