Hapësire reklamuese

Rajoni

Lëndohen 13 persona nga shpërthimi i një bombole gazi në një shtëpi në Mitrovicë

Shkruar nga Newsbomb
Lëndohen 13 persona nga shpërthimi i një bombole gazi në

Trembëdhjetë njerëz janë lënduar të shtunën pasdite si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një fshat të Mitrovicës, rreth 40 kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, njoftoi Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK).

Të gjithë të lënduar janë dërguar për shërim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, për shkak të djegieve të pësuara nga zjarri, sipas SHSKUK-së.

Katër nga të lënduarit i janë nënshtruar operimit, njoftoi Shërbimi Spitalor.

Shpërthimi ndodhi në shtëpinë e një familjeje në fshatin Kçiq, tha kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, për mediat lokale.

“Pacientët pasi kishin marrë trajtimin fillestar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, janë sjellë në QKUK”, tha SHSKUK në një njoftim për media.

Pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit, thuhet në njoftim.

Ekipi emergjent, në përbërje të mjekëve specialistë të profileve të ndryshme dhe të infermierëve, po trajton që të trembëdhjetë pacientët, tha ajo./rel

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese