Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lëkundjet e tërmetit në Tiranë dhe Durrës, flet sizmiologu Duni: Pasgoditje të 26 nëntorit, ja pse s’duhet të kemi frikë

Shkruar nga Newsbomb
FotoArkive: Sizmiologu Llambro Duni

Sizmiologu Llambro Duni thotë se lëkundjet e tërmetit të regjistruara pasditen e sotme në Tiranë dhe Durrës, janë pasgoditje të tërmetit të 26 nëntorit.

Duni tha se tërmeti ishte me magnitudë 4.2 i shkallës rihter dhe me thellësi 6 kilometër nga sipërfaqja e tokës. Në Neës24, ai tha se qytetarët nuk duhet të kenë frikë pasi lëkundje të tilla mund të shkaktojnë dëme vetën në ndërtesa shumë të dëmtuara.

“Po, ishte një tërmet. Është paslëklundje e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Mjedisi tektonik ku ka ndodhur ngjarja e 26 nëntorit dhe në vijim është i komplikuar. Nuk është se kemi një thyerje të vetme, e cila gjeneroi atë tërmet, dhe më tej do të kishim një shuarje graduale të aktivitetit, por kemi disa thyerje tektonike, që shkaktojnë akumulim tensionesh dhe sjellin tërmete edhe në një kohë të gjatë. Ndaj dhe lëkundja e sotme është një postlëkundje e tërmetit të 26 nëntorit”, tha Duni.

“Duke e konsideruar tërmetin e fundit si kryesor të këtyre lëkundjeve të së hënës, kjo ngjarje do të ndiqet nga disa ngjarje të tjera, që do të jenë në vijimësi me intensitet më të vogël. Ndodhia e ngjarjeve të tilla është normale dhe nuk duhet të kemi frikë nga këto pasgoditje, me përjashtim të rasteve, kur lëkundje të tilla pranë epiqendrës mund të shkaktojnë efekte në strukturat, që janë në gjendje të vështirë ekuilibri. Duhet patur parasysh që njerëzit të mos hyjnë në struktura të tilla, pasi edhe një lëkundje sado e vogël, mund të sjellë dëmtime”, u shpreh sizmologu.

Kujtojmë se, tërmeti është regjistruar rreth orës 17:21 me magnitudë 4.5 (4.3 sipas IGJEUM) në një thellësi prej 2 kilometrash dhe me epiqendër në detin Adriatik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu