Hapësire reklamuese

Ekonomi

Leku më i fortë se kurrë, fiton pikë ndaj të gjitha valutave kryesore

Shkruar nga Newsbomb
Leku më i fortë se kurrë, fiton pikë ndaj të gjitha

Leku e ka nisur këtë javë duke fituar pikë në kursin e këmbimit me valutat e tjera. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 104.25 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.17 pikë që nga fundi i javës së kaluar.

Euro ka prekur tashmë një nivel të ri minimal për tre muajt e fundit. Për herë të fundit, Euro i ishte afruar nivelit të 104 lekëve në mesin e muajit gusht, kur kursi ishte ende nën efektin e sezonit turistik.

Tendencë të ngjashme po shënojnë edhe valutat e tjera të huaja. Dollari Amerikan u këmbye me 97.5 lekë, në rënie me 0.34 pikë krahasuar me fundin e javës së kaluar. Paundi Britanik zbriti në 119.37 lekë, 0.1 pikë më pak krahasuar me të premten. Franga zvicerane zbriti në 108.07 lekë, 0.42 lekë më pak krahasuar me mbylljen e javës së kaluar.

Forcimi ndaj monedhës europiane është përcaktues edhe në raportet me valutat e tjera. Ashtu si Euro, edhe valutat e tjera të huaja ndodhen në vlerat më të ulëta të tre muajve të fundit.

Pozitat e forta të Lekut në kursin e këmbimit janë të lidhura me rritjen e flukseve të larta hyrëse nga turizmi dhe investimet e huaja.

Njëlloj siç ndodhi edhe vitin e kaluar, kursi i këmbimit Euro-Lek po vazhdon rënien edhe pas sezonit veror. Nëse vitin e kaluar forcimi i Lekut u frenua disi nga importet e larta të energjisë elektrike, ndikimi i këtij faktori gjatë vitit është shumë më i ulët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese