Hapësire reklamuese

Aktualitet

LEKSIONI I DHUNSHËM I TËRMETIT!

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_290892" align="alignnone" width=""]Gazetari Edi Oga[/caption]

Nga Edi Oga ekskluzivisht për newsbomb.al *Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i këtij materiali

Dita e djeshme ishte një ditë sureale!

Një ditë që filloi pa gdhirë dhe zgjati sa një jetë!

Të gjithë u tmerruam dhe do t'i kujtojmë gjithë jetën ato 30 sekonda!

Jemi gjallë sepse muret e dhomës tonë mbajtën. Patëm fat!

Shumë u plagosën dhe të tjerë nuk ia dolën dot. Muret e tyre nuk mbajtën. Ishin të pafat!

Paçin paqe dhe dritë për shpirtin në përjetësi!

Dhimbjen për humbjen e tyre edhe ne që mbijetuam e ndjejmë pothuaj si familjarët e tyre, sepse ata ishin si ne. Ishim në të njejtën situatë. Edhe ne ishim në gjumë në shtëpitë tona. Mund të ishim ne ata...!

Tërmeti i tmerrshëm i të martës, çliroi një energji të paparë dhe na shkundi paq, neve vdekatarëve me biletë. Një pjesë e asaj energjie tundi çdo ndërtesë dhe shkatërroi disa prej tyre. Por tërmeti 'nuk ka nga ta dijë' që edhe njerëzit janë gjeneratorë të energjisë, madje në raste goditjesh të tilla, gjenerojnë një fuqi kundërshtuese të aftë për të riparuar pjesën më të madhe të dëmeve të tij. Këtë energji që të gjithë ne gjeneruam, e shpenzuam në formë dhimbjeje, në formë keqardhjeje, në formë preokupimi, në formë solidarizimi, në formë përpjekjesh për të ndihmuar e për të shpëtuar... besojeni apo jo, megjithë atë konsum, secili prej nesh ka akoma energji të tepruar nga ajo e djeshmja. Nëse e mbledhim dhe e bëjmë bashkë, mund të barabitet me atë të një bombe atomike!

Çfarë do të bëjmë me këtë energji?

A do ta përdorim për punë të mira?

Edhe në raste të tjera jemi gjendur në rrethana të tilla, kemi gjeneruar energji, por e kemi shpërdoruar. Kësaj rradhe mund të bëjmë gjëra të shkëlqyera me këtë energji që na ka tepruar!

Mund ta përdorim për të kuptuar se jetën tonë nuk e kemi ne në dorë!

Mund ta përdorim për të kuptuar se sa vlerë ka çdo ditë, çdo orë, çdo çast!

Mund ta përdorim për të kuptuar se sa rëndësi ka të marrim dashuri por sidomos të japim dashuri! Sa vlerë ka ta shpenzojmë jetën duke dashur të afërmit dhe duke respektuar të respektojmë të tjerët.

Pak më tej, nëse na kanë tepruar sado pak doza energjie, le ti shpenzojmë ato për të ndërtuar një shtet të drejtë, për të kërkuar llogari për gjëra që na takojnë. Për sigurinë e jetës dhe të shëndetit tonë.

A nuk na i tregoi dje tërmeti, me leksionin e tij të dhunshëm, që asgjë nuk vlen mbi jetën dhe shëndetin?!

Nëse energjitë tona, ato që na mbetën nga tërmeti dhe ato që gjenerojmë çdo ditë i përdorim në mënyrën e duhur, do të kemi ditë më të mira, pse jo edhe më të shumta!

Le të mos i harxhojmë energjitë tona duke luftuar njeri-tjetrin në garën kush e kush siguron më shumë sende!

Ato nuk kanë fare vlerë ditën që nuk do të kemi më jetë!

Por edhe për ditët që do kemi jetë, filozofët, "ustallarët e jetës", na kanë mësuar se shëndeti, dashuria dhe harmonia janë më të vlefshme se pasuria, pushteti dhe vaniteti!

Tërmeti i djeshëm, përveç dëmeve të parikthyeshme, na e kujtoi me dhunë, këtë mësim!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.