Hapësire reklamuese

Bota

Leksion nga Familja Mbretërore, në 5 vjetorin e saj Princesha e Britanisë shpërndan ushqime për pensionistët (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Princesha 5 vjecare e Britanise shperndan ushqime per te varfrit ne ditelindjen e saj

Thonë se fëmijët e vegjël ndjekin shembullin e prindërve të tyre, duke i imituar në çdo gjë, ndaj veprimi i Princeshës së Britanisë e konfirmon më së miri.

Princesha Charlotte, e bija e Princit Ulliam dhe Princeshës Kate Middleton ka vendosur ta festojë ditën e 5 vjetorit të saj duke shpërndarë makarona të bëra në shtëpi për pensionistët.

Së bashku me prindërit e saj, ajo shpërndau ushqime për pensionistët e varfër të Nofolkut, të izoluar nga koronavirusi në shtëpitë e tyre.

Charlotte është në shumë aspekte imazhi vajzëror i nënës së saj, ndërsa buzëqeshja të kujton babain Uilliam, thotë Daily Mail.

E qeshur dhe e lumtur për gjestin e mirë që po bënte, Princesha e vogël trokiti në çdo derë dhe i dha ushqimet pensionistëve, duke i lumturuar të moshuarit por edhe duke treguar që edukata që i kanë mësuar prindërit vlen më shumë se titulli që mban.

Për rreth 5 javë familja mbretërore ka shpërndarë ushqime për njerëzit e varfër, ndërsa këtë herë nismës iu bashkua edhe princesha e vogël.

Sipas Daily Mail, Princi Uilliam , Princesha Kate, dhe fëmijët e tyre Charlotte dhe George, shpërndanë ushqime për më shumë se du orë e gjysmë, duke lëvizur me makinën e tyre në lagjet e varfra.

Një nga banorët që i kishte parë tha i surprizuar: "Ata po lageshin nga shiu që po binte, por ishin të vendosur ta vazhdonin misionin e tyre deri në fund".

Një leksion sjellje i treguar nga familja mbretërore, që tregon se titulli nuk është asgjë në krahasim me humanizmin dhe solidaritetin.


27902494-8279093-The_princess_can_even_be_seen_in_one_picture_proudly_knocking_on-a-30_1588366160818.jpg27902492-8279093-The_new_commemorative_portraits_were_as_usual_taken_by_keen_amat-a-29_1588366160780.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu