Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Lekë, lekë, lekë”, Rama tallet me premtimet e Bashës: Është një lloj i ri Rrapushi që thotë “më jep 1 të jap 2”. Ato lekë s’do i merrni kurrë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Lezhë, aty ku po flet lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit.

Pasi iu foli qytetarëve për sfidën e madhe të tërmetit dhe pandemisë, Rama nuk nguroi të ironizojë kundërshtarin e tij Lulzim Basha dhe premtimet e tij.

Kreu i PS i konsideroi premtimet e Bashës si ato të Rrapush Xhaferrit, duke thënë se ato lekë shqiptarët nuk do t’i marrin kurrë.

Edi Rama: Shumë faleminderit për mirëpritjen, praninë dhe seriozitetin, duke dhënë shembullin se nuk është koha për mitingje ngjitur me njeri-tjetrin e për t’u kthyer në turma. Është koha për të çuar para të gjitha detyrimet tona. Deri në fund duhet të jemi të vëmendshëm që të respektojmë masat që vaksinimi të ketë sukses të plotë. Drita në fund të tunelit po zmadhohet, jeta po rikthehet sërish. Njerëzit po i kthejmë në shtëpia çdo javë. Po kthejmë fëmijët nëpër shkolla.

Kur ia dolëm ndaj tërmetit dhe pandemisë do ia dalim edhe kundër tundimit për t’i dalë shkurt e për t’u kthyer pas. Në kohën e Sudes apo Rrapushit, sigurisht me miratimin e Sali Berishës bënë atë çfarë bënë, e mbani mend ju, kushdo që është mbi 20 vjeç. S’keni pse lodheni të shkoni në punë, të kullosni lopën apo të punoni tokën, më jepni një t’ju jap dy, këtë thotë dhe Luli. Shqiptarët shkuan pas berihait, dëgjuan dhe Saliun që iu tha shkoni, shitën çdo që kishin dhe filluan të ëndërrojnë një jetë si në përralla. Dhe fundi kush ishte? Që më jep një të jap dy, u bënë dy gishta mu në sy që qërruan një popull të tërë. Dhe sa vite u deshën për të marrë veten? Për të ribërë lekët dhe për të marrë mbrapsh shtëpinë. Si mund t’i besohet sot një lloj Rrapushi të ri i veshur si dhëndërr që kërkon nuse, ndërkohë që shkesët, njëri duket tjetri nuk duhet, Saliu dhe Iliri.

Duan të tërheqin shqiptarët pas këtij dhëndrri të ri. Hajdeni se do ju jap lekë. I ka premtuar të gjithëve lekë. Lekë lekë lekë, dhe ne ndërkohë nuk jemi në këtë garë se kush jep më shumë lekë, lekë që në fakt s’do jepen kurrë, por ne jemi në garë për të bërë një zgjedhje shumë të saktë. Të mbërrijmë në majë aty ku Shqipëria ka shumë mundësi të arrijë. Por ka pasur nga ata që nuk e kanë lënë vendin të ngjitet në majë. Në ato momente sprovohet karakteri.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img