Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
36 %
2.1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
32 °
E diel, 22 Maj, 2022
spot_img

Leka Bungo thirrje Ramës: Ju lutem kujdesuni që Limoz Dizdari të kurohet jashtë shtetit!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Regjisori i njohur Leka Bungo i ka drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, ku i kërkon ndihmë për kompozitorin Limos Dizdari që të dërgohet jashtë për kurim më të specializuar.

Përmes kësaj letre ai i kërkon Ramës që të ndërmarrë të gjitha iniciativat e nevojshme për një kujdes të specializuar shëndetësor për Dizdarin, i cili po përballet me pasojat e Covid-19.

Ky i fundit prej disa ditësh ndodhet i shtruar në Spitalin e Covid, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm këto dy ditë.  

“Ju lutem për një përkujdesje të veçantë dhe për një mjekim më të specializuar”, shkruan Bungo.

LETRA E PLOTË:  

Letër për Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë!

Ju lutem të merrni në konsiderate kërkesën e cila pa dyshim nuk është vetëm e imja, për t’ u kujdesur, sikurse keni vepruar edhe në ndonjë rast tjetër të veçante, për mjekimin e kompozitorit dhe artistit të shquar Limoz Dizdari, i cili ndodhet në spital në gjendje të rënde. Ju lutem për një përkujdesje të veçantë dhe për një mjekim më të specializuar. Në radhë të parë është njeri dhe se kontributi i tij për artin dhe popullin e tij është i veçantë. Mbetem me shpresë në dashamirësinë tuaj”, mbyll mesazhin e tij Bungo.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img