Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Lejuan skafistët e sirianëve të arratiseshin, Gjykata e Apelit nxjerr nga burgu 5 rojet bregdetare

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Apelit të Vlorës liron nga qelia 5 rojet bregdetare të Vlorës, të cilët u arrestuar një një muaj më parë, pasi gjatë një operacioni të zhvilluar në janar të vitit 2021, lejuan skafistët e një gomone t’i shpëtonin arrestimit.

Bledar Bufaj, Roland Çani, Besmir Meçe, Sejfulla Beja dhe Ardit Allkaj, kanë lënë sot qelinë, raporton newsbomb.al

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-trjetrin, kanë lejuar skafistin vlonjat Emiljano Lika që të arratisej dhe t’i shpëtonte përgjegjësisë, në ngjarjen e 8 janarit 2021 në detin e Vlorës, ku u shpëtuan nga mbytja 50 emigrantë sirianëqë do të shkonin me gomone në Itali.

Sipas Policisë, 5 rojet bregdetare gjatë operacionit për goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë̈, të migrantëve nga vendet e treta, në grykëderdhjen e Vjosës, dyshohen se gjatë evakuimit të personave në bordin e mjetit lundrues, kanë shpërdoruar detyrën.

Ata nuk kanë siguruar shoqërimin e të gjithë personave të evakuuar gjatë operacionit, konkretisht drejtuesin e mjetit lundrues (gomone), i cili ka mundur të largohej, shtetasin Emiljano Lika (A.), një ndër tre të arrestuarit nga Policia, në muajin janar.

Lexo edhe: Familjarët e 5 rojeve bregdetare të përlotur në Gjykatë

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img