Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Lejuan ndërtimet pa leje në Ksamil, shkarkohen 5 inspektorë të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Janë shkarkuar nga detyra 5 inspektorë të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë.

Mësohet se insektorët janë shkarkuar nga detyra pasi kanë lejuar ndërtimet pa leje në bregdet.

Burime për media bëjnë me dije se 5 inpektorët në mënyrë të përsëritur kanë lejuar ndërtime pa leje në Ksamil, kjo ka sjellë edhe shkarkimin e tyre.

Nuk janë bërë me dije emrat e inspetorëve që tashmë e kanë humbur vendin e punës.

Kujtojmë që shkarkimet vijnë pas ultimatumit të Edi Ramës ndaj inspektorëve dhe insitucioneve të tjera.

Rama tha se do të fillojë një operacion për pastrimin e vijës bregdetare për ndërtimet pa leje nga Velipoja në Ksamil.

“Të niset operacion nga Velipoja në Ksamil dhe tani jo në mesin e verës kur të vijnë turistët. Pa asnjë tolerancë, dhe jo duke shkuar te ndërtime që janë bërë para 20 vitesh, sic ndodhi në Zvërnecit, po duke shkuar aty ku është e qartë fare. Jo duke u marrë me njerëzit që janë aty prej 25 vitesh e përsa kohë nuk ka një plan tjetër të vijojnë të bëjnë ato shërbime për turistët. Po duke shkuar e duke vendosur një vijë të kuqe, që nuk duhet shkelur nga askush. Tani penalizohet i gjithë zinxhiri, mbikëqyrësi i punimeve, arkitekti,  janë të gjithë pjesë. Kulmi që s’duhet të lejojë policia e shtetit gjallë, prishet nga shteti me shpenzimet e shtetit, e pastrohet nga shteti. Kjo s’duhet të ndodhë më,” tha Kryeministri Edi Rama në një deklaratë pak javë më pare.

Më shumë

spot_img
spot_img