Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lejuan ndërtimet pa leje në Bulqizë, procedohen penalisht tre inspektorë të IMT-s (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Lejuan ndërtimet pa leje në Bulqizë, procedohen penalisht tre

Tre inspektorë të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Bulqizë, janë proceduar penalisht pasi nuk gjobitën personat të cilët kishin ndërtuar pa leje.

Sipas njoftimi të policisë mësohet se ka filluar procedii penal në gjendje të lirë për shtetasit, Elion Dedja,  37 vjeç; Leonard Duka,34 vjeç; dhe Andi Topi, 45 vjeç

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën dhe nuk kanë ndjekur marrjen e masave ligjore mbi shkeljet e kritereve  të përcaktuara gjatë  ndërtimit të një objekti nga shtetasi G.Xh., veprime të cilat i kanë sjellë përfitime të padrejta materiale ndërtuesit ,  si shtesë të kateve dhe të sipërfaqes së ndërtimit  mbi lejen e miratuar, duke  dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.

Njoftimi i policisë:

Nuk morën masa ligjore mbi shkeljet e kritereve të përcaktuara në lejen e ndërtimit të një objekti, procedohen penalisht 3 punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Bulqizë.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit :

E.D., 37 vjeç; L.D.,34 vjeç; A.T., 45 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Bulqizë.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, dhe nuk kanë ndjekur marrjen e masave ligjore të parashkuara në VKM “Për unifikimin e procedurave të kontrollit të territorit nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit dhe ai i Njësisë Vendore”,   mbi shkeljet e kritereve  të përcaktuara gjatë  ndërtimit të një objekti nga shtetasi G.Xh., veprime të cilat i kanë sjellë përfitime të padrejta materiale ndërtuesit ,  si shtesë të kateve dhe të sipërfaqes së ndërtimit  mbi lejen e miratuar, duke  dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll