Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lejuan ndërtimet pa leje, arrestohen 7 persona në Ksamil, mes tyre 5 punonjës të IKMT

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Policia e Sarandës ka arrestuar 7 persona, mes të cilëve 5 janë punonjës të Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Mësohet se ata akuzohen për korrupsion dhe abuzim me detyrën në lidhje me lejimin e ndërtimeve pa leje në zonat e plazheve të Ksamilit.

Sakaq, bëhet me dije se policia ka sekuestruar edhe një automjet të IKMT, i cili ndodhet i bllokuar në Komisariatin e policisë Sarandë.

Ndërkohë nuk dihen ende detaje të tjera, ndërsa operacioni i policisë po vijon.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll