Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lejuan ndërtime pa leje, pezullohen nga detyra tre inspektorë policie në Gramsh

Shkruar nga Newsbomb
Lejuan ndërtime pa leje, pezullohen nga detyra tre inspektorë policie

Tre inspektorë policie në Gramsh janë pezulluar sot nga detyra.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se tre punonjësit e policisë kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtime pa leje.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit: T. R., 56 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet; Inspektor R. M., 54 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet dhe Inspektor L. Z., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë, pas vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal e karakterit ndalues

“Pezullimi i ushtrimit të detyrës a shërbimi publik”, për punonjësit e policisë në Komisariatin e Policisë Gramsh: Inspektor T. R., 56 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet; Inspektor R. M., 54 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet; Inspektor L. Z., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet.

Hetimet ndaj tyre janë kryer nga AMP, nën drejtimin e Prokurorëve Pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pasi ata dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtime pa leje. AMP fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90”, thuhet në njoftimin e AMP.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll