Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
22 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Lejuan ndërtim pa leje tek zona e ” Ujit të Ftohtë”, procedohen 6 zyrtarë të Bashkisë Vlorë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjashtë punonjë të Bashkisë Vlorë u proceduan penalisht, pasi lejuan një ndërtim pa leje në  zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

Punojësit e Bashkisë akuzohen për shpërdorim detyre, duke dhënë leje për kryerje punimesh në kundërshtim me ligjin për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e paligjshme.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi: G. H., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje, 2 konstruksione hekuri në kaktin e nëntë të një objekti.

Njoftimi i policisë:

Vlorë Procedohet penalisht 1 shtetas që ndërtoi pa leje, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë. Procedohen penalisht dhe 6 shtetas të tjerë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin: – G. H., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje, 2 konstruksione hekuri, në katin e nëntë të një objekti, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit: – J. Ç., 34 vjeç, me detyrë Drejtor i Zyrës Urbanistike në bashkinë Vlorë; – K. M., 33 vjeç, me detyrë specialist i Zyrës Urbanistike, në bashkinë Vlorë; – R. H., 34 vjeç, me detyrë specialist i Zyrës Urbanistike, në bashkinë Vlorë; – F. H., 35 vjeç, me detyrë kryeinspektor i IMT, në bashkinë Vlorë; – I. Z., 31 vjeç, me detyrë inspektor i IMT, në bashkinë Vlorë; – M. I., 30 vjeç, me detyrë inspektor i IMT, në bashkinë Vlorë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas se kanë shpërdoruar detyrën duke lëshuar deklaratë paraprake për kryerje punimesh në kundërshtim me ligjin për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img