Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
1kmh
90 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Lejuan furgonin me ilaçe kontrabandë të futet në Durrës, gjykata liron dy doganierët, shpëtojnë nga prangat shoferi dhe kosovari (EMRAT)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy doganierët të cilët u arrestuan pak ditë më parë.

Artan Topuzi, 58 vjeç dhe Enkel Shehi, 52 vjeç, me detyrë doganier, të dy banues në Durrës u arrestuan pasi lejuan një furgon me mallra kontrabandë të futet në territorin e vendit tonë.

Po ashtu janë liruar nga burgu edhe shtetasit Granit Kerxhaliu, 35 vjeç, banues në Kukës dhe Behar Lleshi, 57 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Londër, të cilët u arrestuan gjatë operacionit të koduar “Porosia”.

Vendimi i gjykatës:

Lidhur me sa kërkoni Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka disponuar me Vendimin nr.(11-2021-6704) 592, datë 22.10.2021, ku ka vendosur:

-Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim Granit Kerxhaliu, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Konrabanda me mallra te tjere”të parashikuar nga neni 173,174,248 te K.Penal.

-Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Granit Kerxhalliu atë të “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K Pr Penale.

-Urdhërohet personi nën hetim Granit Kerxhalliu që të paraqitet në policinë gjyqësore pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Durrës, të hënën e parë të çdo muaj në orën 11:00 deri në përfundim të procedimit penal ndaj tij.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Granit Kerxhalliu, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

-Te rrezoje kerkesen per vleresimin e ligjshem te arrestit ne flagrance ndaj shtetasve Behar Lleshi, Enkel Shehi dhe Artan Topuzi si arrest i paligjshem.

-Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Behar Lleshi atë të “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” të hënën e parë të çdo muaj në orën 11:00 deri në përfundim të procedimit penal ndaj tij parashikuar nga neni 234 i K Pr Penale.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Behar Lleshi, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

-Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Enkel Shehi atë të “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” të hënën e parë të çdo muaj në orën 11:00 deri në përfundim të procedimit penal ndaj tij parashikuar nga neni 234 i K Pr Penale.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Enkel Shehi, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

-Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Artan Topuzi atë të “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” të hënën e parë të çdo muaj në orën 11:00 deri në përfundim të procedimit penal ndaj tij parashikuar nga neni 234 i K Pr Penale.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Artan Topuzi nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

-Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës, duke filluar të përllogaritet ky afat nga e nesërmja e komunikimit të tij të arsyetuar.

-U shpall sot në Durrës, më datë 22.10.2021.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img